M Technologie pa vështirësi ndaj Grykës

Volejboll

M Technologie pa vështirësi ndaj Grykës

Nga: K. G. Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:38
M Technologie pa vështirësi ndaj Grykës

Skuadra M Technologie pa vështirësi arritën tri pikë të reja në luftë për kreun e tabelës. 

Vashat prishtinase e mposhtën me rezultat 3:0 Grykën, në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së Kosovës në volejboll. 

M Technologie ka katër fitore e një humbje, ndërsa Gryka një fitore e katër humbje.

“Edhe një fitore e radhës për ekipin tonë. KV M Technologie - Gryka. 3:0. Të gatshëm për sfidat e radhës!”, shkruan në faqen e KV M Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat