Kajtazi me Prishtina Volley M sundojnë në elitë

Volejboll

Kajtazi me Prishtina Volley M sundojnë në elitë

Nga: K. G. Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 13:21
Kajtazi me Prishtina Volley M sundojnë në elitë

Prishtina Volley M nuk ka të ndalur, shënojnë fitoren e pestë në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt). 

Djelmoshat e Prishtina Volley M triumfuan me rezultat 3:1 (20:25, 25:16, 25:16, 25:18) kundër AS Vushtrrisë, në kuadër të javës së pestë.

Seti i parë përfundoi në favor të vushtrriasve me rezultat 20:25, ky rezultat i disfavorshëm prishtinasit i motivoi më shumë në setet vijuese dhe pa ndonjë problem fituan në secilën set, me 25:16, 25:25:16 dhe 25:18.

Kryetrajneri Xhavit Kajtazi me Prishtina Volley M sundojnë në elitë dhe prijnë renditjen me 14 pikë të mbledhura, kurse AS Vushtrria është në pozitën e 8-të me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat