Cili do të qeshet nesër, Mehmeti me Prishtina F apo Krasniqi me M-Technologien?

Volejboll

Cili do të qeshet nesër, Mehmeti me Prishtina F apo Krasniqi me M-Technologien?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:29
Prishtina e Mehmetit kundër M-Technologies së Krasniqit

Dikur bashkëlojtarë e sot rival të mëdhenj në fushë. Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit Prishtina F, duket se dridhet sikur thupra para kësaj sfide dhe Naser Krasniqi, kryetrajner i M-Technologie, nuk e ndjenë veten të qetë dhe është as në tokë as në qiell, sepse si Mehmetit si Krasniqit ju vlon zemra që ta fitojnë përballjen kundër njëri – tjetrit apo ai që e fiton feston më gjatë!

Derbi i rivaleve të kryeqytetit do të zhvillohet nesër në orën 15.15 në palestrën “1 tetori” në Prishtinë.

Technologie është në vend të katërt me 12 pikë dhe Prishtina F një pozitë më poshtë me 8 sosh pas 5 jave në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat).  Cili do të qeshet nesër, Mehmeti me Prishtina F apo Krasniqi me M-Technologien?

Te femrat takohen: E shtunë - M-Technologie - Prishtina 15.15; e diel Skenderaj - Drita 14.00, Vushtria - Ferronikeli 16.00 dhe Gryka - Ferizaj 16.30. Të meshkujt takohen, e shtunë AS Vushtria - Vëllaznimi 17.30, Ulpiana - Prishtina Volley M 19.00, Theranda - Peja 19.00, Ferizaj - Drenica 20.00 dhe e diel Drita - Luboteni 19.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat