Prishtina Volley nuk ka të ndalur! Ferizaj dhe Theranda triumfojnë në kryendeshjet e javës

Volejboll

Prishtina Volley nuk ka të ndalur! Ferizaj dhe Theranda triumfojnë në kryendeshjet e javës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 13:15
Prishtina Volley nuk ka të ndalur! Ferizaj dhe Theranda triumfojnë  në kryendeshjet e javës

Prishtina Volley vazhdon dominimin në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt).

Kryeqytetasit nga gjashtë ndeshje kanë regjistruar po aq fitore dhe i prijnë renditjes me 17 pikë, duke lënë pas vetes Ferizajn me 15 sosh. Djelmoshat e kryetrajnerit Xhavit Kajtazi importuan tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 (25:21, 25:20, 26:28 25:17) Ulpianës së Lypjanit.

Ulpiana vetëm setin e tretë e fitoi me 28:26, ndërsa tre të tjerë ishin në dominim te Prishtina Volley. Ulpiana është në fund të renditjes (i dhjeti) me - 1 pikë.

Ferizaj para shikuesve të vet shënon fitore në kryendeshje me rezultat 3:1 (25:13, 18:25, 25:21, 25:21) kundër Drenicës nga Skenderaj. Kjo është fitorja e pestë nga gjashtë ndeshje e deritashme.

Ferizaj renditet në vend të dytë me 15 pikë dhe Drenica është i shtati me 7 sosh. Theranda fiton kryendeshjen me rezultat 3:0 ndaj (25:22, 25:20, 25:22) Pejës. Therandasit treguan lojë më të mirë dhe me këtë fitore kalojnë në vend të katërt me 12 pikë dhe ka tri më shumë se Peja në pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat