Krasniqi: Klubi ishte në udhëkryq për t’u shuar

Volejboll

Krasniqi: Klubi ishte në udhëkryq për t’u shuar

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:04
Krasniqi: Klubi ishte në udhëkryq për t’u shuar

Shumica e klubeve në Kosovë, sidomos ato të sporteve me dorë, po ballafaqohen me një seri problemesh dhe mezi po mbijetojnë!  Klubi i volejbollit M - Technologie nga Prishtina, gati sa ishte shuar, megjithatë gjeti forcë dhe u këndellë fal vullnetit të mirë të të gjithëve brenda këtij ekipi, ndërsa tani luftojnë për kreun e tabelës në elitën e volejbollit të Kosovës (femëror).

Image

KV M-Technologie aktualisht renditet në vend të tretë me 15 pikë, ngec për dy pikë larg lideres Kastriotit nga Ferizaj. Naser Krasniqi, kryetrajner i kryeqytetasve, kujton edhe periudhën kur gati morën vendimin për shuarjen e klubit.

“Viti 2016, vit ky kur klubi ishte në udhëkryq për t’u shuar dhe për t’u fuzionuar me një klub tjetër ose për të mos ekzistuar më! Me vullnet të madh dhe dëshirë për mos të ndodhë kjo, lojtaret morën iniciativë të vetorganizohen dhe arritën qëllimin, pas kësaj, klubit pas disa vitesh pauzë ju bashkova edhe unë si trajner dhe filluam prapë nga zeroja!

Pa palestër, pa rekuizite pa asnjë gjë që i nevojiteshin klubit, të gjitha ja kishin marr por një nuk arritën të ia marrin e ajo është dëshira dhe vullneti! Sot klubit iu është kthyer krejt ajo që nuk e kishte për disa vite dhe sot klubi ynë ka një sponsor serioz dhe të fuqishëm siç është kompania ‘M - Technologie’, pjesë e Mabetex grup me presidentin e saj dhe të klubit zotëri Rrustem Pacolli. Fal tij klubi po marshon me sukses drejt sfidave të reja në sportin skofiar, volejbollin”, ka thënë Krasniqi. Pas këtyre vështirësive, si e sheh klubin tani, më stabil?

“Tani pasi i kemi së pari kushtet për punë, palestrën dhe kushtet e tjera të nevojshme siç janë edhe financat, unë me dy bashkëpunëtorët e mi Adriatik Kajtazin dhe Shpend Qamilin jemi të fokusuar maksimalisht në përmirësimin dhe ngritjen e formës së klubit. Jemi klub serioz, punojmë dy herë në ditë nga dy orë dhe nga krejt kjo punë shpresojmë të vjen edhe rezultati. Asgjë nuk na mungon dhe jemi në rrugë të mirë ta kthejmë namin e klubit edhe pse nuk është lehtë duke pas parasysh nivelin e ngritur tek volejbolli femëror.

Krejt kjo është mjaft pozitive sepse na nxit të punojmë më shumë”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat