Theranda në krizë financiare!

Volejboll

Theranda në krizë financiare!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Faton Mustafa

Volejbolli ka rritur rivalitetin në vitet e fundit në Kosovë qoftë të femrat qoftë të meshkujt. Pesë-gjashtë ekipe luftojnë për kreun e tabelës, sidomos që të janë në katërshen e parë, siç është te meshkujt ku luftojnë për titull Prishtina Volley, Luboteni nga Ferizaj, Ferizaj, Theranda, pa e lënë anash edhe Pejën dhe Drenicën!

Karakteristikë është edhe Theranda e cila ka përtërirë ekipin dhe po tregohet jashtëzakonisht e mirë deri me tash, e cila në gjashtë javët e para ka tubuar 12 pikë dhe nuk ngec më shumë se 5 pikë nga lideri Prishtina Volley.

Therandasit janë në një situatë të vështirë, në kushte të rënda financiare përkundër kësaj rezultatet nuk mungojnë. Kryetrajneri i Therandës, Faton Mustafa, ka deklaruar se kanë freskuar ekipin me disa lojtarë nga juniorë, por ajo që e shqetëson më së shumti, janë shumë ligshtë me anën financiare. Therandasit me kushtet më të mira në aspektin financiar do të jenë edhe më të fuqishëm, veçmas në pjesën e dytë të kampionatit. Mustafa punon me zell të shtuar që të rrisë edhe më shumë nivelin e lojës por mbetet me shpresë se dikush do t’ju ndihmojë që t’i tejkalojnë të gjitha këto vështirësitë që po hasin deri me tash.   

“Bota sot”: Theranda po kalon formë të mirë, aktualisht është në vend të katërt me 12 pikë, ka pesë me pak se lideri Prishtina Volley, a mendoni se e keni arritur maksimumin e pikëve?
Faton Mustafa:
Siç dihet këtë vit e kemi përtëri ekipin me lojtar të ri, ku tre lojtar nga ekipi i juniorëve janë në përbërje të parë. Momentalisht kemi 12 pikë dhe nuk është maksimumi, pasi që kanë mbetur edhe tri javë dhe shpresoj t’i fitojmë tri ndeshjet e mbetura.

“Bota sot”: Theranda ka një gjeneratë të re të lojtarëve, si e sheh në vazhdim të kampionatit?
Faton Mustafa
: Siç dihet ekipi është i rifreskuar me lojtarë të ri që në të ardhmen do ta mbajnë barrën e lojës të cilët lojë pas loje luajnë mirë e më mirë dhe shpresoj në fitore në vazhdim të kampionatit.

“Bota sot”: Theranda e ka palestrën e saj, por çfarë i duhet më shumë?
Faton Mustafa:
Po, palestër kemi, mirëpo sa i përket kushteve financiare jemi shumë ligsht dhe shpresoj se do të na del në ndihmë ndonjë sponzor.

“Bota sot”:  A i keni tejkaluar pritshmëritë?
Faton Mustafa:
Jo, nuk i kemi kaluar pasi kam pritur realisht të bëjmë më shumë.

“Bota sot”: Fitorja bindëse ndaj Pejës me rezultat 3:0, a është edhe një motiv shtesë për ju si trajner dhe djelmoshat e ri?
Faton Mustafa:
Po, siç dihet në lojë kundër Pejës kemi qenë pa dy lojtarë të ekipit të parë, njeri me lëndime por ekipi ynë pavarësisht mungesave u paraqit shumë mirë.

“Bota sot”: Çfarë synon Theranda dhe cilët do të janë rivalët më të mëdhenj në luftë për katër vendet e para?
Faton Mustafa:
Synimi i klubit të volejbollit Theranda është që të hyjë në 4 ekipet më të mira e pse jo edhe të del kampion, ndërsa sa i përket rivalëve i shoh Lubotenin, Ferizajn dhe Prishtina Volleyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat