Kryendeshja e javës mes skuadrave të Ferizajt 

Volejboll

Kryendeshja e javës mes skuadrave të Ferizajt 

Nga: K. Goca Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 17:52
Pamje nga një ndeshje

Kryendeshja e javës së shtatë të Kampionatit të Kosovës në volejboll (meshkujt), do të zhvillohet të dielën (19.00) mes ekipeve të Ferizajt, Lubotenit dhe Ferizajt.  Ferizaj është në vend të tretë me 15 pikë aq sa ka edhe Luboteni një pozitë me lartë dhe ngecin për dy pikë larg liderit Prishtina Volley. “Këtë të diele luajmë ndeshjen e radhës kundër Lubotenit nga Ferizaj.

Ftojmë të gjithë adhuruesit e volejbollit që të jenë në Palestrën e Sporteve ‘Bill Clinton’, për ta përkrahur klubin”, thuhet nga KV Ferizaj.

“Kampioni KV Luboteni këtë javë ndeshet me  Ferizajn, i cili këtë stinor ka bërë paraqitje të mira duke arrit rezultate te lakmueshme fal edhe një organizimi të mirë, andaj këto janë disa premisa që dëshmojnë se kjo ndeshje te marr edhe epitetin e derbit të Superligës në këtë stinor.

Klubi jonë ka një skuadër me shumë përvojë, lojtarë cilësorë gjë që është dëshmuar në këto vitet e fundit, andaj presim të shohim një lojë të mirë të dielën, ku në fund do të jenë çunat e Lubotenit ata që do të festojnë”, shkruan në faqen e Lubotenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat