Hajdaraj: Shpresoj që në fund ne do të përmbyllim si lider

Volejboll

Hajdaraj: Shpresoj që në fund ne do të përmbyllim si lider

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 16:27
KV Ferizaj

Është garë e fortë në luftë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në volejboll (meshkujt).

Disa skuadra e kërkojnë me ngulmë kreun e tabelës, ku Prishtina Volley prinë me 20 pikë apo me shtatë fitore rresht, duke lënë pas Ferizajn me 18 pikë,  Lubotenin dhe Therandën, se cila ka nga 15 pikë etj.

Interesant është se ekipi i Ferizajt po shkëlqen me lojëra e cila nga shtatë ndeshje ka gjashtë fitore e një humbje dhe është ndër kandidatët kryesor për titullin e kampionit, sidomos me fitoren e fundit me rezultat 3:0 kundër kampionit në fuqi Luboteni nga Ferizaj.  Në kryendeshjen Ferizaj – Luboteni është dalluar Hajdaraj.  

Volejbollisti i Ferizajt ka bërë diferencën e madhe në repartin e sulmit dhe padyshim ka qenë edhe i pandalshëm.

“Bota sot”:  Ferizaj është befasi apo rezultatet e pritura në shtatë javët e para?
Bardhyl Hajdaraj:
 Përderisa Ferizaj ka afruar në organikën e vet 5-6 lojtarët me produktiv në Kosovë dhe me eksperiencë, nuk mundem me thënë që ka befasi me të madhe se sa me humb Ferizaj në ndonjë ndeshje domethënë befasi konsiderohet krejt e kundërta duke u nisë nga kualiteti edhe nga puna që bëhet te ne. Befasi ka ndodhur me Pejën edhe ka qenë një ditë jo e mirë për neve, ndeshje që kemi hy edhe me dëmtime e me probleme. 

“Bota sot”: Një fakt interesant, Ferizaj mban vendin e dytë me 18 pikë, ngec për dy pikë larg liderit Prishtina Volley M, a shpresoni se do të dimëroni në fund në krye të tabelës?
Bardhyl Hajdaraj:
Ferizaj ndodhët i dyti dhe derbit që po afrojnë liderët, luajmë mes vete në dy ndeshjet e radhës edhe aty vendoset edhe për fatin e tabelës dhe të ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e FVK-së. Besoj dhe shpresoj që në fund ne do e përmbyllim si lider të sezonit të parë.

“Bota sot”: Derbi i javës dhe i qytetit të Ferizajt, mposhtët Lubotenin kampion, çka e veçojë ekipin tuaj?

Bardhyl Hajdaraj: Si kurrë më parë në historinë e volejbollit pas luftës nuk kishte pas një derbi me të zjarrtë se sa derbi i të dielës mbrëma ndërmjet kampionit në fuqi dhe skuadrës së promovuar në Superligë Ferizaj.  Ndeshje e zjarrtë e plot rivalitet, plotë grinte por që në fund festuam dhe fituam me meritë ne duke e dominuar nga minuta e parë e deri në pikën e fundit. A nuk është ky fakt që Kampionati në Kosovë nuk ka favorit më të madh se ne? Paramendo me ardhjen e përforcimeve besoj do të bëhemi skuadër e pa rezistueshme.

Nënvlerësimi që na është bërë nga skuadra kundërshtare ka qenë arma më e fortë e sa për atmosferë dihet që s’ka arsye të jetë atmosferë e keqe në skuadrën tonë duke e pa organizimin e mirë edhe punën që bëhet në klubin tonë. Pastaj edhe ajka e zgjedhur nga Ferizaj po del që po bën diferencën në cilësi. Kosovës i duhen kësi lojë edhe shenja që niveli i lojës po ngritët. 

“Bota sot”: A mendoni se Ferizaj, Prishtina Volley M dhe Luboteni, do të janë rivalët më të mëdhenj në garë për titull dhe për Kupën e Kosovës?
Bardhyl Hajdaraj:
Gjithsesi që nuk ka favorit absolut sa i përket titullit edhe është shumë herët të flasim. Favorit në letër gjithmonë janë skuadrat kampione por jo gjithmonë ndodhë kjo edhe në fushë. Niveli i ndeshjes së fundit ka bërë shumë skuadra të thonë që ne jemi favorit edhe shumë kritikë që janë dëgjuar duke fol skuadra e Ferizajt nuk është në formëm ka ndërruar mendim.

“Bota sot”: Rekordi me pikët tuaja? 
Bardhyl Hajdaraj:
Çdo rekord është thyer në këtë ndeshje duke përfshi edhe pikët e shënuar në një ndeshje me tre sete nga ana ime dhe për këtë i falënderohem gjithë skuadrës time që më kanë mundësu këtë gjë. Kënaqësi të dëgjosh të gjithë të lumtë djema, keni shkëlqyer aq më shumë kundër kampionit edhe skuadrës që shpalli vetën fituese pa e fillu ndeshjen fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat