Ndeshja derbi në Ferizaj

Volejboll

Ndeshja derbi në Ferizaj

Nga: K. G. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:29
KV Ferizaj

Të premten (pasnesër) do të luhet ndeshje kryesore në Ferizaj në mes Ferizajt dhe Therandës në kuadër të javës së 8-të të elitës së volejbollit të Kosovës. 

“Këtë të premte luajmë ndeshjen e radhës kundër Therandës nga Suhareka, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në volejboll.

Ftojmë të gjithë adhuruesit e volejbollit që të premten të jenë në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton", për ta përkrahur klubin si dhe për të parë një ndeshje mjaft të mirë.

Ndeshje luhet në orën 20:00”, thuhet mes të tjera nga Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat