At kujtohet Abedin kur mbaje stërvitjet një metër larg kanalizimit...

Volejboll

At kujtohet Abedin kur mbaje stërvitjet një metër larg kanalizimit...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 10:35
At kujtohet Abedin kur mbaje stërvitjet një metër larg kanalizimit...

Histori trishtuese e viteve të 90-ta, në kohën e okupimit, kur pushtuesit serb kishte uzurpuar gjithçka dhe edhe stadiumet edhe palestrat sportive, mbylli Universitetin e Prishtinës, dëboi shqiptarët nga puna, mbylli shkollat e çka jo. 

Si sot më kujtohet, afër tregut të gjelbër në Ferizaj, një fushë e improvizuar, me shumë tokë se sa bari dhe një metër nuk e kishte larg kanalizimin, kundërmonte erë e rëndë, por aty zhvilloheshin stërvitjet e klubit të volejbollit Kastrioti nga Ferizaj, aty ku nuk kishte kushte as rrjetë normale, edhe aty agresorit serb i pengonte puna e Abedinit! Gjithçka i pengonte që ishte shqiptare, por as kjo nuk e ndalonte Abedinin nga misioni i tij.

Sot Abedini është kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe sigurisht i kujtohet ajo kohë e pakohë, ajo kohë kur koka ishte në rrezik nga pushtuesi serb.

Por Abedini me ato vajza të asaj kohe përkundër rrezikut kurrë nuk u ndalën në garat e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat