A rrezikon që të shuhet Prishtina F?

Volejboll

A rrezikon që të shuhet Prishtina F?

Nga: K. G. Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:06
A rrezikon që të shuhet Prishtina F?

Një numër i madh i klubeve e shtyjnë me gjoks sepse kushtet i kanë shumë të vështira, që besa disa nuk kanë as ku të stërviten dhe stërviten si munden.

Flitet e përflitet se nëse kësisoj vazhdon Prishtina F (femrat) në volejboll, vërtet do ta ketë të vështirë e cila nuk ka as palestër ku të stërvitet dhe as ku t’i zhvillojë ndeshjet si vendase.  

Disa thonë në kryeqytet se ky klub mundet edhe të shkapërderdhet apo edhe të shuhet, nëse vazhdon me këtë krizë sepse do të jetë e vështirë, kështu që volejbollistet do të shkojnë në klubet tjera të kryeqytetit.

Disa thonë se në pranverë gjërat do të jenë shumë më mirë në këtë ekip sportiv dhe nuk do të vije në shprehje as të shuhet por do të jetë në garë të fortë në luftë edhe për katër vendet e para!

Disa në kryeqytet vetëm kanë filluar t'i fërkojnë duart se këtij klubit të papërshtatshëm po i mbyllen dyert, e disa mendojnë se ky klub meriton përkrahje edhe institucionale. A po e çon flamurin e bardhë Mehdi Mehmeti, drejtor sportiv i KV Prishtina F?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat