M Technologie fiton derbin ndaj Dritës nga Gjilani me rezultat 3:0 (25:22, 25:23, 25:21).
Një fitore e madhe e vashave prishtinase dhem aktualisht janë në vend të tretë me 21 pikë, duke e lënë pas Dritën me 15 sosh.
“Urime vajzave për angazhim maksimal sonte”, thuhet nga M Technologie.
Trajneri Naser Krasniqi është i lumtur për fitoren dhe angazhimin e vashave të tij.
Kastrioti prinë me 23 pikë dhe Skenderaj është i dyti me 22 sosh.