Dramë mes Vllaznisë dhe Prishtina Volley 

Volejboll

Dramë mes Vllaznisë dhe Prishtina Volley 

Nga: K. G. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:05
Dramë mes Vllaznisë dhe Prishtina Volley 

Lojë për mbamendje mes Vllaznisë së Shkodrës dhe liderit të Kosovës, Prishtina Volley. 

Ndeshje vëllazërore që vërtet ka qenë dramë deri në pikën e fundit dhe u fitua nga Vllaznia me rezultat shumë të ngushtë. 

“Vëllezërit në 100 - vjetorin e Vllaznisë: Vllaznia - Prishtina Volley-M 3:2 (22:25, 25:22, 22:25, 27:25, 20:18)”, bëhet e ditur nga KV Prishtina Volley.

Kjo ndeshje revyale ka qenë e mirëseardhur për të dyja ekipet, sidomos për kryetrajnerin prishtinas Xhavit Kajtazi, në prag edhe të Kupës së federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat