A është e mundur çfarë po bëjnë djemtë e Abedinit në Kosovë, po fusin frikë...

Volejboll

A është e mundur çfarë po bëjnë djemtë e Abedinit në Kosovë, po fusin frikë...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:09
Edoni dhe Arlindi

Si të meshkujt si te femrat janë dy djemtë të rinj, janë kryetrajnerë dhe po fusin frikë të ekipet rivale!

Vëllezërit me prejardhje nga Presheva, i madhi Arlind (27 vjeç) dhe i vogli Edon Ibrahimi (24 vjeç), po fusin frikë me ekipet që drejtojnë, sepse prijnë në krye të elitës së volejbollit të Kosovës.

Arlindi me Ferizajn janë lider në Superligë (meshkujt), 7 fitore e 1 humbje dhe prijnë me 21 pikë, ka një më shumë se Prishtina Volley.

Te femrat, Kastrioti i Ferizajt, ka kryetrajner Edonin dhe ka 8 fitore rresht apo me 23 pikë kryeson tabelën, një më shumë se Skenderaj dhe dy se M Technologie. 
Të kujt janë këta djem? 

Janë djemtë të Abedinit, dikur kryetrajner i Kastriotit e sot është kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës,  kontribuues i madh i sportit skofiar.

Dardha pikë ndër dardhë dhe djemtë janë pothuajse kopje Abedin por duket se me suksese do të ia kalojnë prindit të tyre.

Një rast i rrallë që vëllezërit kaq të rinj me moshë, ta dominojnë ligën, të jenë lider dhe të fusin edhe frikë të kundërshtarët. E rëndësishme është se janë të pavarur nga

Abedini, secili e ka drejtimin e vet dhe nuk i japin llogari prindit as për suksese e as për asgjë, sepse Abedini nuk do që t’ju përzihet në misionin profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat