A i ka Mehdi Mehmeti mend me vete dhe a e ka trenin e fundit?

Volejboll

A i ka Mehdi Mehmeti mend me vete dhe a e ka trenin e fundit?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:49
A i ka Mehdi Mehmeti mend me vete dhe a e ka trenin e fundit?

Në fundjavë bie edhe perdja e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës (femrat) në volejboll dhe aty edhe saktësohet se cila do të jetë kampione vjeshtore, e cila e dyta e kështu me radhë.

Përderisa në Ferizaj zhvillohet derbi i stinorit mes Kastriotit dhe Skenderajt, ku vendoset edhe kampioni vjeshtor, në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan (e shtunë, ora 15.00) luhet derbi për vend të katërt dhe që shpie në Kupën e Federatës, mes kampiones në fuqi Dritës dhe Prishtina F.

Prishtina F e ka trenin e fundit për stinorin vjeshtor që të futet në katërshe dhe të luftojë për Kupën e Federatës, ku janë në pozitën e pestë me 14 pikë dhe kanë një me pak se Drita një vend më lartë. Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, ka përgatitur formulën e lojës për të shkatërruar Prishtinën F dhe nuk e ka ndërmend ta lëshojë pozitën e katërt, që i jep rast të luftojë për trofeun e Kupës së Federatës. Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Prishtina F. Mehdi Mehmeti, nuk i ka mend me vete në aspektin sportiv sepse e din se e ka trenin e fundit për të arritur në vend të katërt, jo vetëm që e dimëron në këtë pozitë por edhe lufton për Kupën e Federatës.

Te Prishtina F me trajnere, me kryetare e me drejtor sportiv dhe me lojtare janë në mobilizim të përgjithshëm: o jetë o vdekje, apo që ta zënë në mat pozicion Dritën.

Është më së e qartë se dikush do të festojë në Gjilan e dikush do të vajtojë! Dhe ajo çka nënkuptohet se, Prishtina F do të shtrijnë edhe “hartën” sportive në tavolinë, se si ta bëjnë skemën e lojës befasuese për Ilazin, ky i fundit as që lodhet, i bindur në fitore.    

Te Prishtina F sigurisht se nga drejtori sportiv, kryetarja e trajneret, secili do ta japin skemën e lojës për faktin se të gjithë kanë qenë lojtare dhe a thua cili do të ketë formulën më të fortë? Ose kryetarja e drejtori sportiv nuk do të përzihen në skemën e lojës si e thonë zakonisht apo është e kundërta!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat