Çohen në këmbë ‘ushtaret’ e Dritës, Gjilani mu kallë po, pikë nuk ka!

Volejboll

Çohen në këmbë ‘ushtaret’ e Dritës, Gjilani mu kallë po, pikë nuk ka!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:17
Çohen në këmbë ‘ushtaret’ e Dritës, Gjilani mu kallë po, pikë nuk ka!

Drita nga Gjilani, kampione vjeshtore, ka bërë të gjitha përgatitjet për derbin e sotëm kundër Prishtina F, sfidë që vendos se cila skuadër do të përfundojë në pozitën e katërt në stinorin vjeshtor në Superligë dhe automatikisht ia siguron vizën për në Kupën e Federatës. 

Raportohet se volejbollistet e Dritës apo siç i thonë disa “ushtaret” e sportit skofiar, zotohen se Gjilani mu kallë po, por pikë s’ka!  Drita premton lojë të madhe dhe besojnë në fitore por jo me çdo kusht. 

Është atmosferë e shkëlqyeshme te Drita para ndeshjes së sotme në orën 15.00 kundër Prishtina F.

Drita renditet në pozitën e katërt me 15 pikë, ka një më shumë se Prishtina F në vend të katërt. Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, merret vesh se bioritmin e ka super dhe me qetësi e pret sfidën.  
Ndeshja luhet në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat