Bahri Gjinovci parashikon fituesin në Gjilan dhe në Ferizaj

Volejboll

Bahri Gjinovci parashikon fituesin në Gjilan dhe në Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:52
Bahri Gjinovci parashikon fituesin në Gjilan dhe në Ferizaj

Sot zhvillohen dy kryendeshje në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat), njëra për titullin e kampionit vjeshtor (Kastrioti-Skenderaj, 18.30) dhe tjetra për vend të katërt (Drita-Prishtina F, 15.00).

Bahri Gjinovci, ish volejbollist i spikatur dhe selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt), parashikon fituesin në Ferizaj mes Kastriotit dhe Skenderajt. “Skenderaj fiton”, tha Gjinovci. Për sfidën në Gjilan mes Dritës dhe Prishtina F kështu tha: “Edhe Drita me përforcimin që e ka bë, del fituese”.  

Kastrioti prinë me 22 pikë, i ndjekur nga Skenderaj me 21, M Technologie 20, Drita 15, Prishtina F 14 pikë etj.

Basti i Gjinovcit

Kastrioti-Skenderaj 2

Drita-Prishtina F 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat