Skenderaj forcë për Kastriotin, kampion vjeshtor! M Technologie fiton

Volejboll

Skenderaj forcë për Kastriotin, kampion vjeshtor! M Technologie fiton

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:13
Skenderaj forcë për Kastriotin, kampion vjeshtor! M Technologie fiton

Ekipi i Skenderajt u stolis me titullin e kampionit vjeshtor pas fitores në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me rezultat 3:0 kundër Kastriotit, në takimin e fundit (java e nëntë) të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës (femrat).

Volejbollistet e Skenderajt treguan forcën e tyre dhe arritën fitore të thellë. Skenderaj përfundon në vend të parë me 24 pikë, ndërsa Kastrioti është në pozitën e tretë me 22 sosh.

“Ju lumtë vajza për lojën e shkëlqyer, faleminderit sponsorit gjeneral DRENA për investimin në krenarin e qytetit”, shkruan në faqen e Skenderajt. M Technologie triumfon me 3:0 kundër Fushë Kosovës.

“Loja e fundit e kampionatit vjeshtor ne mes të klubit tonë, M Technologie dhe Fushë Kosovës përfundon bindshëm për ekipin tonë me rezultat 3:0. Me këtë fitore klubi ynë përfundon në renditje tabelare në vend të dytë me 24 pikë, një më pak se Skenderaj që ka 25 pikë dhe krejt ky rezultat vjen pas 8 fitoreve dhe një ndeshje të humbur.

Marshojmë drejt sukseseve të reja si klubi ma i trofeshëm i vendit. Sfida e radhës Kupa e federatës në fundjavë kundër KV Kastriotit”, shkruan mes të tjera në faqen e KV M Technologie nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat