Mehmeti falënderon gazetën ‘Bota sot’! Drejtori sportiv flet për shumëçka 

Volejboll

Mehmeti falënderon gazetën ‘Bota sot’! Drejtori sportiv flet për shumëçka 

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:39
Mehmeti falënderon gazetën ‘Bota sot’! Drejtori sportiv flet për shumëçka 

Bie perdja e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës  (femrat e meshkujt) dhe gjithçka dihet se cilat nga skuadra do të garojnë edhe në Kupën e Federatës.

Drejtori sportiv i Prishtina F (femrat), Mehdi Mehmeti, tha se pa sallë e pa stërvitje të bollshme, kanë arritur rezultate mjaft të mira.  Ai falënderon edhe gazetën kombëtare “Bota sot” për shkrimet profesionale. “Kapacitetin ky ekip e patë për vendin e 5 jo më poshtë.

Shpresova që lojtaret e mija të kthehen me një pikë, por ekipi i Dritës nuk na e lejoj këtë dëshirë. Pos palestrës që nuk patëm këtë vit, kushtet tjera ishin shumë të mira. Këto kushte na i mundësojë komuna e Prishtinës që jemi mirënjohës sa i përket subvencionit.

Kurse sa i përket palestrës në shkollën ‘Faik Konica’ na u pamundësua nga njerëz jo të përgjegjshëm në komunë. Por shpresojmë që kryetari i komunës të na ndihmojë që edhe këtë barrierë ta tejkalojmë.

Mbetemi klubi i vetëm në Superligë që mbron ngjyrat e kryeqytetit dhe jam i bindur që kryetarit do i shkojnë në vesh të gjitha padrejtësitë që na u bënë nga stafi i shkollës dhe siç thonë nga drejtoria e shkollës një këshilltar komunal në mënyrë arbitrare na ka largua nga termini që e kemi pas nga 17-19.00. Dhe ju dha Kerasan Prishtinës termini prej 18-22 00. Shpresojmë që në të ardhmen klubit të vajzave ju jepet prioritet më i madh nga stafi i komunës dhe i shkollës ‘Faik Konica’.

Komuna këtë sezon na ka ndarë 10.000 euro subvencione dhe i falënderojmë komisionin dhe drejtorin e sportit të komunës së Prishtinës. Me këto subvencione klubi u pajisë me gjitha rekuizitat e nevojshme. Klubi jonë ka mbi 80 sportiste prej 11-25 vjet. Me grupmoshat e reja punojnë Arijeta Hyseni dhe Donika Xhemajli. Ekipin e junioreve me sukses e udhëheq Arijeta dhe Donika. Kurse ekipin e parë jemi në bisedime që për sezonin e pranverës ta udhëheq një trajner i ri dhe me bagazh të madh në sportin e volejbollit.

Synimi ynë për sezonin e ardhshëm futja në play-of, por edhe nëse nuk hyjmë në play -off me rëndësi është që klubi jonë të ketë paraqitje të mira gjatë stinorit pranveror. Dua të falënderoj gazetën ‘Bota sot’ për përkrahje të vazhdueshme si në fitore ashtu edhe në humbje dhe çdo here kemi pranua kritikat si pozitive ashtu edhe kritikat negative.

Por i veçantë ka qenë gazetari Kemajl Goca me shkrimet e tija atraktive. Një falënderim shkon edhe për angazhimin e vajzave në këto kushte të jashtëzakonshme që patëm domethënë vetëm puna e palestrës”, ka thënë Mehmeti. Prishtina F me lojtare të reja e të papërvojë përfundoi në vend të pestë me 14 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat