Pesë arsye që Ganimetja duhet ta mbajë kokën lart!

Volejboll

Pesë arsye që Ganimetja duhet ta mbajë kokën lart!

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:58
Pesë arsye që Ganimetja duhet ta mbajë kokën lart!

Të kesh klub apo të udhëheqësh një klub në Kosovë, vërtet është një sfidë, një sakrificë dhe shumë herë edhe nga stresi mund të “luash mendsh”!

Sidomos të volejbolli, që shumica e klubeve janë në një situatë të vështirë dhe mezi sigurojnë të ardhurat për të mbijetuar si klub.  

Disa herë e kemi theksuar, se si të meshkujt e si të femrat, është vetëm një grua kryetare e klubit. Është gjilanasja, ish volejbollistja e kombëtares së Kosovës, Ganimete Gërbovci! Ajo është kryetare e klubit Prishtina F dhe si klub përfunduan në vend të pestë me 14 pikë.

Pesë arsye që Ganimetja duhet të mbajë kokën lart.

1.Si kryetare e klubit asnjëherë dhe asnjëherë nuk doli të akuzojë askënd, përkundër që hasën në pengesa të mëdha gjatë vjeshtës dhe nuk patën termin të favorshëm apo fare hiq në shkollën “Faik Konica”.  Ruajti nervat, me shpresë për ditë më të mira.

2. Edhe kur klubi i saj u dëmtua në ndonjë rast, asnjëherë nuk foli publikisht apo nuk e akuzojë askënd. Heshti!

3. Njihet si kryetarja që pak apo shumë pak komunikon apo merret me media, asnjëherë nuk doli me deklarata apo me ndonjë deklaratë thumbuese ose edhe komplimentuese. E heshtur!

4. Kur më së keqi i patën punët, sidomos me stërvitje e gjeti mënyrën e motivimit të vashave të reja.

5. Së fundi doli me një rresht shumë të shkurt: Akademia e volejbollit Prishtina F, e të ardhmes dhe asgjë nuk tha më shumë. Një heshtje që lë shumë për të kuptuar, se kanë projekt të madh brenda klubit. Këto janë pesë arsye që Ganimetja duhet ta mbajë kokën lart. Pyetja më konkrete është, pse është e mbyllur me media?

Sigurisht se ka plane që nuk do t’i zbulojë as të premtoj diçka apo të fryhet siç dinë shumë kryetar të klubeve të sportit skofiar dhe ato premtime, të shumtën e rasteve shkojnë huq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat