Gjinovci shumë afër që ta merr timonin e Prishtina F, a do të jetë edhe kandidat për kryetar të FVK-së në të ardhmen?

Volejboll

Gjinovci shumë afër që ta merr timonin e Prishtina F, a do të jetë edhe kandidat për kryetar të FVK-së në të ardhmen?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:22
Gjinovci shumë afër që ta merr timon e Prishtina F

Në sportin skofiar ka zhvillime interesante në ditët e fundit dhe selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), ish volejbollisti i mirënjohur Bahri Gjinovci, veç ka filluar negociatat me disa klube të femrave që të merr timonin e kryetrajnerit. 

Burimet e sigurta konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kryetarja e KVF Prishtina F, Ganimete Gërbovci, ka biseduar me Gjinovcin dhe i ka bërë ofertë, po ashtu edhe drejtori sportiv Mehdi Mehmeti. 

Madje është dërguar një fotografi gjatë takimit në restorantin “Meksikana” në Prishtinë, kokë me kokë apo në katër sy mes Gjinovcit dhe Mehmetit. Një takim relaksues dhe pothuajse edhe janë dakorduar për shumëçka vetëm mungon nënshkrimi.  Mehmeti e pranon që janë në biseda me Gjinovcin për ta emëruar edhe kryetrajner të ri, duke e vlerësuar si një trajner i duhur për ekipin e tij.

Megjithatë, çka u bisedua pardje në Gjilan, Ferizaj dhe çka sot në Prishtinë mbetet të shihet ditët në vijim.

Burimet tona bëjnë të ditur se Gjinovci do të kandidatojë edhe për kryetar të Federatës së Volejbollit të Kosovës, në kohën kur do të mbahen zgjedhjet në këtë institucion. Gjithnjë sipas burimeve, Gjinovci do të analizojë vetvetiu a është më e kapshme ta marr timonin e Prishtina F apo ndonjë ekipit tjetër që negocion tinëzisht apo për t'u përgatitur për kryetar të FVK-së në të ardhmen.

Mbetet të shihet se cila do të jetë më e reja nga këto përfoljet e deritashme. Prishtina F është shumë e nxehtë që Gjinovci ta emërojnë kryetrajner, ndërsa kryetarja e klubit po hesht dhe as nuk lajmërohet as në rrjete sociale as në telefon, fundja kjo shmangie e kryetares le të kuptojë ashiqare që diçka po zihet në këtë relacion, por Mehmeti e tha haptas, se Gjinovci është afër Prishtina F dhe pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat