Çartet Mehdiu, godet ashpër federatën, numëron disa gjëra! - Bota Sot
Çartet Mehdiu, godet ashpër federatën, numëron disa gjëra!

Volejboll

Çartet Mehdiu, godet ashpër federatën, numëron disa gjëra!

Nga: K. G. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:09
Çartet Mehdiu, godet ashpër federatën, numëron disa gjëra!

Mehdi Mehmeti çartet, sipas tij po harxhohen paratë pa pikë nevoje.  Me sa duket ky i ftohtë që e ka kapluar dhjetorin nuk po e lë rehat Mehdiun dhe për të ngrohur veten e për ta nxehur opinionin e sportit skofiar, ka filluar ta sulmojë sërish Federatën e Volejbollit të Kosovës.   

“Sa para u harxhuan në Asamblenë e Asociacionit Ballkanik të volejbollit.

Në krizën që ka kaplua klubet e volejbollit FVK-ja harxhon më shumë se 5.000,00 euro në këtë ekskursion. Edhe pse kam thënë se nuk do merrem më këtë Federatë, por harxhime koti që bëjnë këta njerëz më shtyjnë të i pyes delegatët e klubeve a janë të vetëdijshëm pse nuk e ngritin ZËRIN kundër këtyre dukurive negative.

E kuptueshme është që në këso organizime të marr 1 apo 2 përfaqësues i Federatës...Të marrin 5 vetë në këso organizime dhe të harxhojnë parat e subvencioneve që janë ndarë nga MKRS-ja apo ma mirë të themi djersën e sportistëve kjo nuk don COMENT...
Kështu është kur nuk ka Zot shtëpie. 

Deri kur do përkrahim këta njerz që nuk japin llogari as delegatëve të kuvendit dhe as anëtarëve të bordit. 

Është koha kur duhet këta njerz të dhëjnë llogari për harxhimet marramendëse parat e sportistëve. Shumë shpejt do vijë dita për zgjedhje të kryetarit të ri dhe strukturave të FVK-ës
JU ftojë të gjithë delegatëve të kuvendit që të zgjedhin njerëzit më të mirë që ja dojnë të mirën volejbollit”, shkruan Mehmeti në profilin e facebookut. A thua kush ia dha këto të dhëna Mehmetit, a është kjo shifër e saktë, le të sqaron Federata e Volejbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat