Volejbollistja Edona Gjosha sërish rikthehet në kryeqytet, në klubin M Technologie. Është një lojtare mjaft e mirë dhe që pritet të jap shumë për klubin që synon të gjitha trofetë.
“Rikthehet Edona Gjosha, tash e tutje do ta mban prapë fanellën e M Technologie”, konfirmon Naser Krasniqi, kryetrajner i kësaj skuadre.
Lojtarja nga Mitrovica që sezonin e kaluar ishte pjesë e M Technologisë dhe në vjeshtë kaloi të KV Ferizaj, i rikthehet shtëpisë së vjetër.
M Technologie përfundoi në vend të dytë me 24 pikë gjatë stinorit vjeshtor, një me pak se lideri Skenderaj.