Mehmeti sot i futi veshët në lesh, a mos vallë ka problem me dhëmbin?

Volejboll

Mehmeti sot i futi veshët në lesh, a mos vallë ka problem me dhëmbin?

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 17:45
Mehmeti sot i futi veshët në lesh, a mos vallë ka problem me dhëmbin?

Mehdi Mehmeti (drejtor sportiv në KV Prishtina F) është njeriu më popullor në volejbollin e Kosovës, duke hedhur kohë pas kohe edhe raketa sportive në drejtim të Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

Ai dje hodhi disa kritika në drejtim të FVK-së, duke shkruar mes të tjerash: “Në krizën që ka kaplua klubet e volejbollit FVK-ja harxhon më shumë se 5.000,00 euro në këtë ekskursion.

Edhe pse kam thënë se nuk do merrem më këtë Federatë, por harxhime koti që bëjnë këta njerëz më shtyjnë të i pyes delegatët e klubeve a janë të vetëdijshëm pse nuk e ngritin ZËRIN kundër këtyre dukurive negative.

E kuptueshme është që në këso organizime të marr 1 apo 2 përfaqësues i Federatës...Të marrin 5 vetë në këso organizime dhe të harxhojnë parat e subvencioneve që janë ndarë nga MKRS-ja apo ma mirë të themi djersën e sportistëve kjo nuk don COMENT...
Kështu është kur nuk ka Zot shtëpie”. 

Dikush nga sporti skofiar tha si me ironi apo edhe në humorin e mirë, “Mehmeti sot i ka fut veshët në lesh, a mos vallë ka problem me dhëmbin?  

Heshtja e Mehmetit konsiderohet se ka problem me ndonjë çrregullim apo prishje të dhëmbit dhe po ruhet nga ky ftohtë i dhjetorit, që mos t’i merr infeksion edhe më shumë”. Prandaj, Mehmeti njihet si kritik apo si një opozitë e FVK-së. Sot heshti, sigurisht ka pasur punë tjera me të mençura dhe disa çuditen nga kjo heshtje e tij apo përnjëmend iu ka prish dhëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat