Skenderaj fiton Kupën e Federatës, M Technologie thumbon gjyqtarët

Volejboll

Skenderaj fiton Kupën e Federatës, M Technologie thumbon gjyqtarët

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:04
Skenderaj fiton Kupën e Federatës, M Technologie thumbon gjyqtarët

Trajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, ka ndërtuar një ekip shumë të fuqishme dhe që po korrë suksese në volejbollin e Kosovës.  Skenderaj shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 në duel me M Technologie nga Prishtina.

Ekipi i Skenderajt në konkurrencën e femrave ka arritur të fitoj kupën e FVK-së në finale kundër skuadrës së M-Technologie. Sikurse edhe ndeshjet gjysmëfinale edhe finalja ishte mjaft interesante dhe e baraspeshuar, kështu qe u desht të luhej seti i V, që të mësohej fituesi. Në setin e V, skuadra e Skenderajt u tregua më e vendosur për fitore që nga fillimi duke arritur ta fitoj këtë set i cili i siguroj Kupën e FVK. Nga ana tjetër, M Technologie Prishtina ankohet, sipas tyre janë dëmtuar nga gjyqtarët.

Aq më e çuditshme e quajnë e ashtuquajtura Kupë e Federatës! “U luajt finalja e Kupës së të ashtuquajtur “Kupë e Federatës” dhe ekipi ynë pas një ndeshje dramatike e luajtur në 5 sete e humbi ndeshjen ndaj një rivali të fortë, ekipit të Skenderajt!

Ekipi ynë edhe pse ishte në avantazh me sete 2:1 nuk arriti ta mbaj deri në fund avantazhin dhe në fund pas një loje dramatike e humb lojën me rezultat të ngushtë me 2:3. Vlen te ceket se përveç ekipit kundërshtar kundër nesh ishte edhe çifti i dy referave Ardian Ibraj dhe Ismajl Jashari që me paaftësinë e tyre për ta drejtu një finale e dëmtuan ekipin tonë në rastet kur vendosej loja.

Vlen të ceket se organizimi i kësaj finale ishte me shumë vërejtje nga të gjithë pjesëmarrësit. I përgëzojmë vajzat e ekipit që mos të dekurajohen nga humbja përkundrazi kjo do të na detyroj që të punojmë me shumë dhe ta kthejmë volejbollin aty ku e ka vendin”, reagon M Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat