Kjo federatë është më kajmaku në Kosovë! Kush dreqi e menaxhon këtë faqe?

Volejboll

Kjo federatë është më kajmaku në Kosovë! Kush dreqi e menaxhon këtë faqe?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:32
Kjo është faqja, lexojeni e binduni

Secila federatë në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme, sidomos në shpërndarjen e informacionit në faqen zyrtare të tyre. Sepse informacioni duhet të jetë zyrtar, korrekt, pa anime! Këtu po flasin për një huqje goxha të madhe, sepse shkrimi është shumë korrekt! 

Si ta kupton lexuesi i sportit skofiar, i rëndomtë se çfarë ndodhi në finalen e Kupës së Federatës të femrat!  

Le ta ha dreqi pse nuk ka dal rezultati 3:2 që e ka fituar Skenderaj ndaj M Technologie, sepse vet seti tai-brek kush merr vesh sport e din apo që i ka dy kokrra mend, por ju të mrekullueshmit, a e dini sa u krye seti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe ai pesti! Si e lejon vetën një faqen zyrtare që të dal pa sete, çka i vije sikur Federata e Futbollit e Kosovës, me shkruar loja u luajt 120 minuta, rezultati baras e me penallti fitoi ky, pa qit shifra apo sikur një gjë të tillë ta bënte edhe faqja e Federatës së Basketbollit të Kosovës ose e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kush dreqi e menaxhon këtë faqe e shkruan kësi gjëra pa dhënë setet apo ai Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, do ta quaja kajmaku i kajmakut, a e shikojnë ndonjëherë faqen zyrtare të FVK-së,  e ta shohin gabimin e të japin vërejtje sepse të gjitha nuk mund t’i kontrollojë kryetari i FVK-së e as sekretari i përgjithshëm! Ky shkrim ka mbi 14 orë që u postue në faqe dhe askush nuk e ka pa nga bordi i FBK-së, mrekulli apo ju lumtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat