Kadriu: Një trofe shume i çmuar për Skenderajn, na u shpaguan ato 105 stërvitje

Volejboll

Kadriu: Një trofe shume i çmuar për Skenderajn, na u shpaguan ato 105 stërvitje

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:03
Kadriu: Një trofe shume i çmuar për Skenderajn, na u shpaguan ato 105 stërvitje

Klubi i volejbollit Skenderaj po sundon në Kosovë. Vashat e Skenderajt fituan trofeun e Kupës së Federatës, duke e mposhtur në finale me rezultat 3:2 M Technologie nga Prishtina. Në një finale dramatike të luajtur në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, volejbollistet e Skenderajt u treguan më të mira. 

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tha se puna dhe mundi u shpaguan. “Një trofe shume i çmuar, na u shpaguan ato 105 stërvitje për të arritur deri te ky sukses, madje erdhi në ditën më të mirë të mundshme, në ditëlindjen time.

Megjithatë ishte shumë e mundimshme sepse për dy ditë u luajtën 10 seta, dhe eliminuam dy skuadra shumë të fuqishme, si nga ana financiare dhe organizative. Gjysmëfinale e mposhtëm Dritën, ndërsa në finale M. Technologie.

Megjithatë vajzat tona treguan vendosmëri dhe e deshtën më shumë fitoren, dhe në fund u stolisëm me Kupë.

Në finale patëm më shumë vendosmëri dhe përgatitje më të lartë fizike se ekipi kundërshtar dhe presioni ishte më i vogël te ne. Kjo edhe na solli deri te suksesi”, thotë Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Gjatë këtij viti Skenderaj ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe janë kampion edhe vjeshtor me 25 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat