Istogu: E tmerrshme, Abedini duhet të dorëzohet sepse nuk shkon kështu

Volejboll

Istogu: E tmerrshme, Abedini duhet të dorëzohet sepse nuk shkon kështu

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 10:45
Kështu dukej parketi në Ferizaj

Disa prej klubeve të volejbollit ankohen për organizimin e dobët të Kupës së Federatës nga ana e Federatës së Volejbollit të Kosovës. Agron Istogu, kryetar i KV Skenderaj (femrat), fitues i Kupës së Kosovës dhe i Kupës së Federatës, tha se është e tmerrshme lere ana e organizimit por edhe e parketit se si e ka gjetur në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj. 

“E tmerrshme është së çfarë organizimi bënë federata jonë. Abedin Ibrahimi nuk ka lidhje me organizim të garave. Këto organizime siç Ishte ajo e mbrëmja, e Kupës së Kosovës ishte jashtë çdo niveli.

Pikë së pari këto organizime me patjetër duhet të organizohen në Prishtinë për shkak të mediave dhe shikueshmërisë.

Image

Agron Istogu

Skandal ishte ajo që klubet informohen vetëm 24 orë para mbajtjes së Kupës së FVK-së.

Kjo garë të mbahet në Ferizaj, pa media, pa terafllex madje nuk kishte as uji për klube gjë qe duhet ta bënte organizatori por organizator nuk kishte. Turpi më i madh ishte që parketi i pallatit të sportit nuk ishte i pastruar fare, ishte në gjendje të tmerrshme dhe më këtë nuk u morë organizatori sepse organizator nuk kishte.

Po të merrej me organizimin e garave të volejt në palestër si me ato të Beachvolley ndoshta do të ishin garat shumë shumë më mirë të organizuara. Unë mendoj që Abedini duhet të dorëzohet sepse nuk shkon kështu”, thotë Istogu për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat