Çfarë thotë Krasniqi për Kupën e Federatës?

Volejboll

Çfarë thotë Krasniqi për Kupën e Federatës?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 11:02
Çfarë thotë Krasniqi për Kupën e Federatës?

Kryetrajneri i M Technologie nga Prishtina (femrat), Naser Krasniqi, me pak fat sportiv do ta fitonte Kupën e Federatës por humbën në finale me rezultat të ngushtë 3:2 nga Skenderaj.  

“Kupa e Federatës e cila është marr si model nga Federata Shqiptare e Volejbollit ka filluar të mbahet edhe tek ne këto dy vitet e fundit por për ndryshim nga Federata Shqiptare e Volejbollit tek te të cilët luhet para fillimit te kampionatit te ri, pra para fillimit te sezonit kjo tek ne luhet pas fillimit të kampionatit.

Sa i përket organizimit të kësaj kupe që për kah rëndësia e saj është e treta pas Kupës së Republikës dhe Kupës së kampionit këtë vit, kjo garë nuk është ditë se ku dhe kur do të mbahet deri një ditë përpara. Edhe pse në kalendarin e garave e kemi ditë se do ta zhvillojmë garën për Kupën e Federatës menjëherë pas mbarimit të kampionatit ne asgjë zyrtare nuk kemi pas për vendin, kohën dhe ditët kur kjo do te zhvillohet.
Arsyeja e lajmërimit zyrtar nga federata ose konkretisht Komesari i Garave që gara do të zhvillohet ditën e premte (na u është konfirmuar ditën e enjte pasdite) ka qenë se do të luajmë në shtresën e gomës “Traraflex”, dhe do të kemi transmetim televiziv direkt te ndeshjeve ose të finales. Ne jo vetëm që nuk kemi pas rast të luajmë në shtresën e gomës “Taraflex” dhe nuk kemi pa dhe nuk kemi vërejt fare asnjë medium televiziv dhe asnjë gazetar sporti për ta përcjell ngjarjen si në gjysmëfinale e njëjtë edhe në finale. Kjo garë ka kaluar pa u vërejtur nga asnjë televizion dhe as që është raportuar në emisione sportive ditën e diel për këtë ngjarje e cila ka kaluar tërësisht në heshtje.

Në këtë mënyrë volejbolli nuk mund të propagandohet si sport sepse qasja e federatës ndaj kësaj dhe ngjarjeve tjera që janë me rëndësi gjatë kampionatit po kalojnë pa senzibilizim mediatik.

Organizimi i kësaj kupe e cila edhe emrin e ka “Kupa e Federatë”, është dashtë të bëhet tërësisht nga federata e volejbollit pa lënë mangu asnjë detal rreth organizimit sa më të mirë, por ndodhi e kundërta gara i përngjante një gare të një niveli ose rangu më të ultë sa që çdo ekip nga këto katër sa ishin pjesëmarrëse po ta organizonin vet do të dilte më mirë.

Vërejtjet e tona, s’ka “taraflex”, nuk ka pas ngrohje të mjaftueshme në palestër ditën e parë të garave, nuk ka pas mbledhës të topave nuk ka pas ujë të pijshëm për lojtare (është dashtë ta blejmë edhe vet).

Krejt këto detale ja humbin vlerën dhe rëndësinë e kësaj gare e cila mund të them lirisht se ka qenë shumë kualitative ku çdo ndeshje ka përfunduar me rezultat 3:2 dhe ku asnjë ekip nuk ka mund të llogaritet si favorite deri në fund. Shpresojmë se nga këto gabime dhe lëshime në të ardhmen, organizatorët të marrin mësim dhe gjithmonë të jemi të informuar në kohë për çdo aktivitet të mundshëm në mënyrë që ta promovojnë këtë sport në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat