Mehmeti: Na e kanë gërdit... Ku e patën RTK-ën!!!

Volejboll

Mehmeti: Na e kanë gërdit... Ku e patën RTK-ën!!!

Nga: K. G. Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 11:33
Mehmeti: Na e kanë gërdit... Ku e patën RTK-ën!!!

Kritika të mëdha ditëve të fundit në drejtimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, sidomos për organizimin e dobët të Kupës së Federatës. Kritikat vijnë nga KV Skenderaj, KV M Technologie (femrat) dhe së fundit edhe nga Mehdi Mehmeti, drejtor i KV Prishtina F. 

“Na e kanë gërdit volejbollin... Çdo organizim i kupave më parë u luajt në Prishtinë. Po këta kinse për promovim të volejbollit organizojnë jashtë kryeqytetit. U pa sa shikues kishte në palestër.

Lojët i shikonim në celular. Ku e patën RTK-ën!!!

Na duhet ndryshimi dhe ndryshimi do të vijë...Dhe delegatët mos të bëjnë gabim siç e bëmë ne delegatët e Prishtinës votuam të ZEZEN e volejbollit dhe ja ku jemi tani. Më shumë kjo federatë e volejbollit është organizuar për beachvoley se për volejbollin e Kosovës”, komenton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat