Universiteti i Prishtinës në Dubrovnik! Gjinovci publikon listën 

Volejboll

Universiteti i Prishtinës në Dubrovnik! Gjinovci publikon listën 

Nga: K. G. Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 14:32
Universiteti i Prishtinës në Dubrovnik! Gjinovci publikon listën 

Volejbollistet e Universitetit të Prishtinës do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të Universiteteve në Dubrovnik të Kroacisë, që do të mbahet nga 18-22 dhjetor!

Trajneri i Universitetit, Bahri Gjinovci, ka thënë se janë mirë të përgatitur dhe synojnë ta fitojnë këtë garë.

“Shkojmë për suksese si përherë, dy vitet e fundit jemi kampion në këtë aktivitet që mbahet çdo vit. Synimi ynë është që prapë të dalim fitues dhe të bëjmë një përfaqësim sa më të mirë”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lista e lojtareve: Blinera Jaha, Florentina Deliu, Dhurata Sylejmani, Sherife Behrami, Mihane Gashani, Xhudjena Kruti, Valmira Ramadani, Egzona Geci, Leonita Hoxha, Fjolla Hyseni, Donika  Xhemajli e Kaltrina Fejza. Trajner Bahri Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat