Ilazi: Sa kuptuam dikush e pengoj, ja bëri me qëllim federatës

Volejboll

Ilazi: Sa kuptuam dikush e pengoj, ja bëri me qëllim federatës

Nga: K. G. Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 14:45
Ilazi: Sa kuptuam dikush e pengoj, ja bëri me qëllim federatës

Kryetrajneri i Dritës nga Gjilani (femrat), Lorik Ilazi, tha se organizimi i Kupës së Federatës nuk ka qenë i mirë në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj!

Trajneri i ekipit kampion tregon se a ka qenë faji i organizimit të dobët i Federatës së Volejbollit të Kosovës apo diku tjetër.

“Ne kemi pritur një organizim shumë të mirë për Kupën e Federatës por me thënë të drejtën nuk ishte ashtu!!!

Sa kuptuam dikush e pengoj, ja bëri me qëllim federatës mos organizimin e mirëfilltë duke e hequr tapetin e volejbollit “Taraflex-in” sepse tapeti ishte i shtruar në mëngjes por si do qoftë ky është lëshim i federatës dhe ajo është fajtore për një organizim të dobët, sidomos në garën që është pikërisht Kupa e Federatës”, tha Ilazi për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat