Mehmeti kërkon nga Dervishaj: Si harxhohet paraja publike në Zvicër

Volejboll

Mehmeti kërkon nga Dervishaj: Si harxhohet paraja publike në Zvicër

Nga: K. G. Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 13:09
Dervishaj në mes

Drejtorit sportiv të KV Prishtina F, Mehdi Mehmetit, shpesh i vlon gjaku dhe kësaj radhe kërkon një sqarim nga trajneri dhe ish volejbollisti i mirënjohur Bujar Dervishaj, se si harxhohet paraja publike në Zvicër.

“Na çka po flasim nuk kemi inate mes vetit... Po flasim për të mirën e volejbollit, po mundohemi ta luftojmë: Nepotizmin, korrupsionin, ndalimin e ekskursioneve. Nëse këto janë inate atëherë kurrë komuniteti i volejbollit nuk do të shkojë përpara.

E nëse doni Ju nga jashtë ti minimizojmë këto dukuri për hir të volejbollit atëherë do ju përkrahja. Por kur të vini në pushime mbaje një ligjëratë këtyre të federatës se si harxhohet në Zvicër paratë publike për sport apo për ekskursione, ku fokusohet puna ma së shumti të mosha e re apo ekskursionet nëpër botë me beachvoley. Sa herë kjo federatë prej se është zgjedh ka organizua kampe me të ri dhe të reja.

Këto janë arsyet pse nuk heshtim... Se këta nuk mendojnë për volejbollin por vetëm për ekskursione nëpër botë”, komenton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat