Kujt duhet t’i kërkohet llogari për organizim të dobët të Kupës së FVK-së? 

Volejboll

Kujt duhet t’i kërkohet llogari për organizim të dobët të Kupës së FVK-së? 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 13:32
Kujt duhet t’i kërkohet llogari për organizim të dobët të Kupës së FVK-së? 

Një piskamë e madhe tash e disa ditë po dëgjohet në komunitetin e volejbollit, sidomos me organizimin e dobët të Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës! 

Mospajtime, vërejtje, ankesa, kritika dhe dikush po pëson nga këto lëshime në organizim, sidomos ka klube që iu ka kushtuar shtrenjtë në kampionat! 

Dikush tha se në Ferizaj në mëngjes ka qenë “Traraflex” në parket por më vonë është hequr duke u konsideruar si një thikë pas shpine apo një tradhti që iu bë FVK-së! A thua kush e bëri? Krejt në rregull, a duhet FVK ta sqarojë këtë punë se si ndodhi ky organizim i dobët dhe ku mbeti shtresa e gomës “Traraflex”?

Shumica e klubeve po ankohen për organizim të dobët dhe pothuajse e pranojnë shumica se organizimi ka qenë i dobët. Sa e dimë, të gjitha federatat tjera caktojnë datat e garave kampionale dhe të Kupave, ndërsa Bordi i FVK-së nuk e kishte pa të arsyeshme ta caktojë një datë qysh në shtator për Kupën e Federatës, siç thonë klubet u vendos brenda natës.

Krejt në rregull, përse nuk u vendos në shtator saktësisht data e Kupës së Federatës por u lejua të vendoset aty për aty, pra në dhjetor! 

Sigurisht se kreu i FVK-së ka caktuar njerëzit kompetent për organizimin e kësaj ngjarje dhe çfarë faji ka kryetari nëse dikush e ka sabotuar. I vetmi faji i FVK-së është që nuk po jep një sqarim publik se çfarë u bë me shtresën e gomës “Traraflex”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat