Universiteti i Prishtinës kualifikohet në gjysmëfinale në Dubrovnik

Volejboll

Universiteti i Prishtinës kualifikohet në gjysmëfinale në Dubrovnik

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 17:07
Universiteti i Prishtinës kualifikohet në gjysmëfinale në Dubrovnik

Volejbollistet e Universitetit të Prishtinës po tregojnë lojëra të pëlqyeshme në garën e Universiadës në Dubrovnik. Vashat “universitare” arritën dy fitore dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.

Image

Universiteti e mposhti me 2:0 Universitetin e Zagrebit po ashtu me rezultat identik edhe Universitetin e Zarës.  Kryetrajneri Bahri Gjinovci tha se vashat e tij i zbatuan detyrat me përpikëri dhe me plot meritë kualifikohen në gjysmëfinale.

“Patëm një paraqitje shumë të mirë në dy ndeshjet e para, vajzat realizuan çdo detyrë që ju caktua nga ana jonë dhe kjo paraqitje e mirë rezultoi me fitore, me dy fitore bindëse.

Nesër në ora 12.30 e kemi ndeshjen e tretë me Universitetin e Zenicës nga Bosnja, ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe besoj në fitore”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat