Luboteni sa maja e Lubotenit për Ferizajn! Ajeti: Lojtarët e mëdhenj e tregojnë veten në sfidat e mëdha

Volejboll

Luboteni sa maja e Lubotenit për Ferizajn! Ajeti: Lojtarët e mëdhenj e tregojnë veten në sfidat e mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 12:54
Luboteni sa maja e Lubotenit për Ferizajn! Ajeti: Lojtarët e mëdhenj e tregojnë veten në sfidat e mëdha

Kampioni në fuqi, Luboteni nga Ferizaj, dëshmuan veten në finalen e madhe të Kupës së Federatës, duke e mposhtur me 3:1 rivalin e të njëjtit qytet, Ferizaj, në sfidën që u luajt në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.  

Image

Abil Ajeti

Luboteni ka qenë sikur maja e Lubotenit për Ferizajn, i pakalueshëm!  Volejbollistët e Lubotenit treguan angazhim e lojë cilësore, duke e mposhtur rivalin vendas njëherësh liderin e Superligës së Kosovës.  

Volejbollisti me përvojë i Lubotenit, Abil Ajeti, është i kënaqur me lojë dhe me trofeun që fituan. ”Zhvilluam një ndeshje të bukur për ta shikuar si ne ashtu edhe rivali ynë por siç e dimë KV Luboteni në finale tregohet më i mirë duke pas parasysh se funksionon me lojtarë me përvojë më të madhe dhe kjo e bën punën dhe fitoren e Lubotenit më të lehtë.

Këtë Kupë unë personalisht ia dedikoj në fillim familjes time nga e cila kam përkrahjen maksimale dhe mbështetje në çdo lojë timen, kryesisë së KV Lubotenit e cila po bën një punë të mrekullueshme për ekipin, stafit teknik, simpatizuesve në përgjithësi dhe lojtarëve të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm që kjo Kupë të mbetet në Ferizaj të KV Luboteni.

Vetëm lojtarët e mëdhenj e tregojnë veten në sfidat e mëdha”, tha Ajeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. KV Luboteni festojnë për këtë sukses të madh. “Kupa është e jona, ne po i fitojmë finalet, pas një loje të mirë djemtë tanë arritën të mundin rivalin tonë lokal KV Ferizajn me rezultat 3:1 ne sete.

Përgëzojmë të gjithë lojtarët për mundin dhe angazhimin e dhënë për klubin tonë, shtabin teknik në krye me trajnerin Arsim Lohaj dhe Afrim Ibrahimi, loja ishte një dëshmi se KV Luboteni Ferizaj është bjeshkë e madhe që vështirë kalohet dhe do të jetë gjatë dhe lartë në majat e volejbollit kosovar. Një falënderim për të gjithë mbështetësit, pa mbështetjen e të cilëve sukseset e klubit nuk do të mund të imagjinoheshin, andaj një falënderim të sinqertë nga zemra për të gjitha ata që na kane mbështet e të cilët janë shumë”, thuhet nga KV Luboteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat