Gjinovci: Universiteti e mposhti ekipin nga Zagrebi që kishte më shumë cilësi  - Bota Sot
Gjinovci: Universiteti e mposhti ekipin nga Zagrebi që kishte më shumë cilësi 

Volejboll

Gjinovci: Universiteti e mposhti ekipin nga Zagrebi që kishte më shumë cilësi 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 14:04
Gjinovci: Universiteti e mposhti ekipin nga Zagrebi që kishte më shumë cilësi 

Universiteti i Prishtinës befasoi të gjithë me angazhim e me lojëra të pëlqyeshme, gjithashtu edhe rezultate bindëse në garën e Universiadës, që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Trajneri Bahri Gjinovci kishte përzgjedhur volejbollistet më të mira për të përfaqësuar Universitetin dhe të cilat e dhanë maksimumin, secila e arsyetoi veten se e ka merituar ta vesh fanellën.

Universiteti fiton titullin e kampionit të Universiadës, ku morën pjesë disa Universitete, si nga Zenica, Zagrebi, Zara etj.  

Image

Gjinovci tregon se konkurrenca ishte e fortë por vashat e tij i zbatuan detyrat ashtu siç ishin marr vesh dhe kjo rezultoi edhe me sukses të madh, për çka edhe mori komplimente të panumërta! “

Si çdo vit tjetër edhe këtë herë ishe konkurrenca e fortë, sidomos vlen të veçohet finalja, ku ekipi nga Zagrebi kishte më shumë cilësi. Sidomos vlen të veçohet ekipi nga universiteti i Zagrebit po edhe nga Zara”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Gjinovci komplimenton lojtaret për angazhim të madh: “Disa nga lojtaret që ishin veç se kanë përvojë mbi 10 vite në volejboll, ndërsa disa nga lojtaret janë të reja dhe kanë një të ardhme të ndritshme në volejboll”. Trajneri tha se nuk do të ishte e rrugës që të bëjnë një rrugëtim për Dubrovnik dhe të thonë me rëndësi ka qenë pjesëmarrja.

“Ne si çdo vit që e lamë pas, edhe këtë herë, edhe herëve të ardhshme gjithmonë do të vijmë për fitore dhe nuk do të ishte e ndershme nëse do të vinim vetëm për pjesëmarrje, pra ishim të përgatitur për këtë garë dhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me ekipet e volejbollit ne i arritëm këto rezultate. Në ekipin tonë në të gjitha ndeshjet kemi dominuar dhe vlen të veçohet loja e disiplinuar e bukur, sulme shumë të shpejta, bllok dhe mbrojtje  efektive.

Po këto fitore, na bëjnë edhe më të motivuar që në të ardhmen të punojmë edhe më tepër që të arrijmë t’i mbrojmë titujt e fituar.  Në të ardhmen gjithë fokusin duhet të kemi te gjeneratat e reja nëse dojna me pas volejboll më cilësore, çka do të thotë që duhemi të punojmë shumë që nesër të jemi të barabartë me ekipet evropiane”, tha ai. Gjinovci veçoi edhe disa nga lojtaret që treguan cilësi.

“Të gjitha lojtaret kishin paraqitje fantastike, por vlen të veçohet Blinera Jaha, e cila ishte organizatore e lojës edhe u shpërblye me mirënjohje të veçantë, volejbollistja më e mirë e turneut”, përfundoi Gjinovci.

Lista e lojtareve:
Ekipi i studenteve të UP-së që përfaqësuan edhe Kosovën në këtë garë përbëhej nga studentet: Florentina Deliu, Egzona Geci, Leonita Hoxha, Mihane Gashani, Donika Xhemajli Bajraktari, Sherife Behrami, Blinera Jaha, Fjolla Hyseni, Valmira Ramadani, Kaltrina Fejza, Xhudjena Krruti, Dhurata Sylejmani, me trajner dr. sc. Bahri Gjinovcin dhe ndihmëstrajner Gani Ibrahimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat