Luboteni i reagon ashpër federatës, ia numëron disa gjëra!

Volejboll

Luboteni i reagon ashpër federatës, ia numëron disa gjëra!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 11:02
Luboteni i reagon ashpër federatës, ia numëron disa gjëra!

Kampioni në fuqi i Kosovës, klubi i volejbollit Luboteni nga Ferizaj, i reagon ashpër Federatës së Volejbollit të Kosovës, me mënyrën e përzgjedhjes së volejbollistëve për kombëtaren e Kosovës U-20 dhe pa pasur selektor.   

“Te nderuar përfaqësues të FVK së:  Ju falënderojmë për njoftimin në lidhje me grumbullimin e U-20, ne do t’i njoftojmë lojtarët tanë për ftesën dhe ata besojmë se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

Mirëpo, çfarë është e pakuptueshme për ne është mënyra e selektimit të këtyre lojtarëve, pasi siç shihet nga përmbajtja e këtij emaili.

Pra, nga kjo mund të kuptojmë se para se të përzgjidhen selektorët e kësaj grupmoshe atyre u janë servuar lojtarët, pra selektimi i tyre lojtarëve është bërë nga njerëz jo kompetent brenda strukturave të FVK-së.

Andaj, ju bëjmë thirrje përgjegjësve të FVK-së, që të ndalojnë këtë praktikë abuzive dhe metodë klasike të shpërfaqjes së autoritarizimit diktatorial në menaxhimin e kësaj federate, pasi gjeneratat e reja meritojnë më shumë dhe më mirë, mos mbjellni tek ta vlera prapanike që i takojnë shekullit te kaluar”, reagon kryesia e KV Lubotenit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat