Mehdi Mehmeti, drejtor sportiv i KV Prishtina F dha lajmin se u përforcua me volejbollisten Albana Vokrri! Të gjithë menduan se është nga Podujeva! Mehdiu tha se është nga Shqipëria por askush nuk i besoi Mehdiut se Albana Vokrri është nga Shqipëria! Vokrri, Vokrri, nga Podujeva dhe pikë!
Volejbollistja Albana Vokrri në një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”, gjatë verës, e sqaroi prejardhjen dhe tregoi se është e martuar.
Gruaja nga Shqipëria kishte treguar edhe për mbiemrin e saj se si e pyesni për Fadil Vokrrin, të ndjerin.
Vokrri mbahet mend në Shqipëri edhe nga ndeshja e famshme e vitit 1987, kur ai me Partizanin e Beogradit luajtën me Flamurtarin e Vlorës, në kuadër të Kupës së UEFA-s. Atëkohë, Flamurtari e kishte mënjanuar Partizanin, pasi në Vlorë fituan me 2:0 dhe në Beograd u mundën me 2:1.
“Qe e vogël me thonin ca e ke Fadil Vokrrin. Kam lindur në Mirditë po qe 1 vjeç jam zhvendosur në Tiranë”, tregon Albana. “Për sa i përket Mirditës e ka të zhvilluar volejbollin. Vitet e fundit lojtaret e kombëtares së Shqipërisë janë pothuajse komplet formacioni te Mirditës”, kishte thënë volejbollistja shqiptare.