Turkja me një deklaratë të çmendur për Kosovën, në Turqi bëhet jehonë! Krasniqi në qiellin e shtatë - Bota Sot
Turkja me një deklaratë të çmendur për Kosovën, në Turqi bëhet jehonë! Krasniqi në qiellin e shtatë

Volejboll

Turkja me një deklaratë të çmendur për Kosovën, në Turqi bëhet jehonë! Krasniqi në qiellin e shtatë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:01
Izel Kahraman

M-Technologie nga Prishtina firmos me volejbollisten turke Izel Kahraman. Volejbolliste cilësore dhe që shton apetitet e klubit prishtinas për t’i fituar të gjitha trofetë. Kalimi i saj te nënkampionia vjeshtore e Kosovës ka bërë jehonë në Turqi.

“KV M-Technologie, një nga skuadrat e Ligës së Parë të volejbollit të Kosovës, bëri një marrëveshje me vendasen tonë, turken Izel Kahraman.

Ajo është e lindur në vitin 2000, e gjatë 180 centimetra dhe së fundit ka luajtur për Universitetin Anadolu”, shkruan portali turk “volleybolactuel”.

Image

“Ekipi i Republikës së Kosovës; M Technologie ka transferuar Izel Kahraman! Izel tha se: “Do të jetë përvoja ime e parë ndërkombëtare dhe jam shumë i ngazëllyer që do të luajë në tokën e të parëve të mi. Dua të vazhdoj të luajë në Evropë për karrierën time””, transmeton mes të tjera “kanatletikacaanathletics”.

Kjo është një deklaratë e fuqishme e kësaj volejbolliste, duke mos harruar rrënjët e saja nga Kosova. Trajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi,  tha se është një përforcim i duhur. “Kemi të bëjmë me një lojtare me moshë të re por të talentuar.

Quhet Izel Kahriman, luan në rolin e pasueses, e gjatë 180 cm, vjen nga liga e parë turke. Lojtarja në deklaratën e vet shprehet e kënaqur që vjen në vendin e të parëve nga i kanë rrënjët. Ky përforcim do ta rrit konkurrencën përbrenda ekipit tonë duke marr parasysh se mëtojmë titullin. Klubi nuk ka përfunduar akoma me përforcime dhe presim këto ditë të kemi edhe një prurje në ekip. Izel është e lindur në Bursa”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat