Taktika e një gruaje në krye të një klubi në Kosovë!

Volejboll

Taktika e një gruaje në krye të një klubi në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:39
Ganimete Gërbovci

Njeriu i mençur nuk bën shumë zhurmë por punon natë e ditë për të ndërtuar një bazë më të sigurt për të ardhmen, për periudhë afatgjate dhe jo sot për nesër! Ka edhe kësi profili në Kosovë që me hapa të breshkës shkojnë por shumë sigurt për të arritur atë që e ka në ndërdije apo në plan-programin e klubit, por që asnjëherë nuk e bën publik për opinionin e volejbollit.

Presidentja e klubit të volejbollit Prishtina F (Femrat), Ganimete Gërbovci, ish volejbollistja e kombëtares së Kosovës, gradualisht po i ndërton themelet e fuqishme të klubit Prishtina F, kolektivi më i vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave. Njihet si e vetmja grua që është presidente e një klubit, si në konkurrencën e femrave po ashtu edhe në atë të meshkujve, por me një vizion interesant.

E pruri për kryetrajner Bahri Gjinovcin, selektorin e kombëtares së Kosovës (meshkujt), tani ka misionin tjetër siç merret vesh, që klubin ta forcojë edhe në pozicione tjera jo vetëm të volejbollistet por edhe në kryesi dhe të ketë një stabilitet jo për dy a tre muaj, por për vite të tëra, që një ditë ta dominojnë jo vetëm elitën e Kosovës dhe të arrijnë rezultate të mira në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo nuk komunikon as me botën e medias por në heshtje dhe me taktikat që i ka në program, synon të fuqizojë Prishtina F, të paktën në edicionin e vjeshtës të jenë edhe konkurrues për kreun e tabelës.

"Nuk do ta keni idenë se si do të duket Prishtina F", pra brenda një kohe, brenda një ose dy vite dhe do të jetë krenaria jo vetëm e Prishtinës", ka thënë një burim për gazetën "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat