Gjinovci: Prishtina Volley si gjithmonë lufton për trofe

Volejboll

Gjinovci: Prishtina Volley si gjithmonë lufton për trofe

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:34
Gjinovci: Prishtina Volley si gjithmonë lufton për trofe

Klubet e volejbollit qoftë të meshkujt qoftë të femrat po përgatiten për pjesën e dytë të kampionatit. Prishtina Volley (meshkujt) ka disa ditë që ka filluar përgatitjet dhe punojnë me intensitet të shtuar.

Kryetrajneri Xhavit Kajtazi së bashku me trajnerin Bahri Gjinovci punojnë në pikëpamje të ndryshme me volejbollistë, me qëllim që të janë sa më të gatshëm për pjesën e dytë të Superligës së Kosovës. Skuadra nga kryeqyteti zë vendin e tretë me 20 pikë, ngec për 4 nga kampioni vjeshtor Ferizaj dhe një nga Luboteni që renditet në pozitën e dytë.

Gjinovci tha se palestra është e ftohtë.   “Kemi një javë që kemi filluar përgatitjet, edhe përkundër të ftohtit që është në palestër ecuria e përgatitjeve po vazhdon të jetë shumë e mirë, në një atmosferë pune si përherë me trajnerin Xhavit Kajtazi. Sipas planit që ka bërë trajneri Kajtazi faza përgatitore do të bëhet në Prishtinë”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Gjinovci thotë se, synimi i Prishtina Volley është që të luftojnë për trofe: “Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe asnjëherë nuk do t’i nënçmojmë as një ekip kundërshtar, gjithherë duke pasur parasysh një rrugëtim pak të vështirë deri në arritjet e qëllimeve (kupë dhe kampionin), por besoj që do t’i realizojmë me suksese dhe t’i fitojmë këta trofe.

Normal do të jetë një pranverë e nxehtë”.  

Sa jeni i kënaqur me fondin e lojtarëve, do a do synoni edhe përforcime? “Siç e dini në ekip kemi disa lojtarë me perspektiv që në të ardhmen premtojnë shumë, gjithashtu kemi edhe lojtarë me përvojë dhe duke kombinuar përvojën me lojtarët perspektiv, mendoj që do të dalë shumë mirë.

Puna profesionale nga trajneri me më përvojë dhe përkushtim, si dhe njohurit e tij të volejbollit modern, së bashku me disa lojtarë që do ta bartin barrën kryesore edhe këtë vite siç është Adriatik Kajtazi e disa të tjerë, padyshim se garantojnë suksese”, përfundoi Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat