Kjo është vajza e një personalitetit në Kosovë, që i rezistuan regjimit serb

Volejboll

Kjo është vajza e një personalitetit në Kosovë, që i rezistuan regjimit serb

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Monika Behluli dhe i ndjeri Hafiz Gashi

Volejbolli ka dhënë dhe po jep shumë emra të respektuar qoftë të meshkujt e qoftë te femrat.

Një personalitet që nuk harrohet padyshim është edhe i ndjeri Hafiz Gashi, që ka dhënë kontribut të madh në tri periudha, në kohën e viteve të para okupimit të Kosovës, i ka prirë proceseve të pavarësimit të sportit të Kosovës në vitet e 90-ta respektivisht sportit skofiar dhe pas lufte ka bërë shumë.

I ndjeri ka qenë profesor e pedagog dhe trajner i shkëlqyer.

Image

Monika

Vajza e tij, Monika, së bashku me prindin e saj sakrifikuan shumë në kohën e okupimit. Ajo së bashku me prindin e saj me shumë shokë e shoqe, sportiste e sportistë, i rezistuan okupatorit serb, zhvilluan garat e Republikës së Kosovës në fusha e salla të improvizuara.

Monika ka qenë prej volejbollisteve më të mira, që ka luajtur në vitet 1991-1997. Monika, një emër i respektuar jo vetëm në komunitetin e volejbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat