M Technologie e Naser Krasniqit po e luan gishtin në kryeqytet!

Volejboll

M Technologie e Naser Krasniqit po e luan gishtin në kryeqytet!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:48
M Technologie e Naser Krasniqit po e luan gishtin në kryeqytet!

M Technologie është dhe mbetet fuqi për momentin në volejbollin e kryeqytetit në konkurrencën e femrave dhe është kandidate kryesore për titull dhe Kupën e Kosovës.

Vashat nga Prishtina që drejtohen nga trajneri Naser Krasniqi po përgatiten maksimalisht dhe janë më të përforcuar në krahasim me ekipet tjera.

Krasniqi padyshim se përveç që po e luan gishtin në kryeqytetet, sigurisht se do t’i fitojë edhe trofetë në fund të edicionit. Ai punon me intensitet të shtuar në kërkim të një lojë më bashkëkohore.

Duket se rivalet e kryeqytetit po e shikojnë me një doze frike për faktin se M Technologie ka përforcuar dukshëm radhët dhe nuk e ka ndërmend as Prishtina F ta kursejë dhe as rivalet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat