Besim Hasani si gjithmonë me kravatë, por shikojani këpucët e asaj kohe... - Bota Sot
Besim Hasani si gjithmonë me kravatë, por shikojani këpucët e asaj kohe...

Volejboll

Besim Hasani si gjithmonë me kravatë, por shikojani këpucët e asaj kohe...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:12

Vitet e 90-ta janë histori trishtuese në të gjitha fushat për popullin shqiptar të Kosovës, që ishte i sulmuar nga të katër anët nga pushtuesi serb.

Një fotografi e viteve të 90-ta, është treguesi më i mirë se sa vështirë ka qenë të jesh edhe me post siç ishte Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, që nga viti 1996.

Hasani si gjithmonë me kravatë apo pedant, shihet në ato vite duke ia dorëzuar trofeun Makfire Brestovcit, në atëkohë volejbolliste e spikatur. 

Image

Hasani si gjithmonë me kravatë apo pedant, shihet në ato vite duke ia dorëzuar trofeun Makfire Brestovcit, në atëkohë volejbolliste e spikatur

Ajo që bie në sy, sakrifica e madhe e Besim Hasanit, sepse përderisa shihet shumë pedant e me kravatë, këpucët i ka pothuajse jo ashtu siç ka pasur qejf, sepse pjesën e poshtme i ka paksa të mbuluar nga pluhuri.

Kjo krejt si pasojë e rrezikshmërisë që ka qenë në at periudhë, duke iu shmangur terrorit serb, janë futur nëpër ndonjë rrugicë me pluhur apo nëpër ara, kështu që ka qenë e pamundur të ruhet shkëlqimi i këpucëve.

Prandaj, edhe këpucët ka qenë vështirë atëkohë të mbahen me ngjyrë shkëlqimi duke pasur parasysh aktivitetet që zhvilloheshin në ilegalitet dhe duke u fshehur nga agresori serb.

Ndërsa sot këpucët i ak krejt shkëlqim, në kohën e shtetit, të njohur ndërkombëtarisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat