Asnjë kryetar i federatës mos ta gënjen veten me frizurën e Begut!

Volejboll

Asnjë kryetar i federatës mos ta gënjen veten me frizurën e Begut!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:39
Fejzullah Ademi

Federata e Volejbollit e Kosovës ka pasur kryetar të ndryshëm që nga vitet e 90-ta e deri me sot, por disa janë me të veçantë për nga frizura që kishin!

Deshëm apo nuk deshëm e pranuam apo jo, asnjë kryetar federate mos ta gënjejë veten se frizurën e kanë pasur me të mirë se Fejzullah Ademi apo siç njihet si Begu. 

Ademi kontribuues i madh në sportin skofiar, njeriu që rrezikoi edhe jetën për të mbajtur gjallë volejbollin, ka qenë kryetar shumëvjeçar dhe i veçantë, si për nga stili i një liderit të volejbollit po ashtu edhe nga qëndrimet!  

Image

Zenun Pajaziti

Çka e karakterizon Begun me disa nga kryetarët që ka pasur volejbolli, si për shembull me Zenun Pajazitin, Musa Selimin apo ky i fundit Abedin Ibrahimin. 

Begu siç shihet në foto apo siç thonë disa nga dashamirët e sportit skofiar, e ka pasur frizurën natyrale, dhe nuk ka pasur nevojë edhe të ndërhyjë shumë për kozmetikë, ka pasur qëndrim edhe pamje tipike për kryetar federate.

Image

Musa Selimi

Një pamje të hareshme tek e fundit edhe i pashëm për nga frizura në kohën e tij, pra në vitet e 90-ta, më së miri e dëshmon edhe fotografia.

Ndryshe është me Zenunin që është përkujdesur në rregullimin e frizurës që të duket më mirë ashtu si ia kërkonte pozita kur ishte kryetar federate. Ose Musa Selimi po ashtu e ka rregulluar frizurën dhe nuk e kishte natyrale si Begu.

Ose Abedin Ibrahimi që i kushton rëndësi goxha mirë frizurës dhe nuk e ka natyrale.

Image

Abedin Ibrahimi

Prandaj, jo vetëm këta, por shumica e kryetarëve të federatave iu kushtojnë rëndësi edhe dukjes së jashtme,  sidomos frizurës, po flasim për ata që kanë flokë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat