Kajtazi me një propozim interesant 

Volejboll

Kajtazi me një propozim interesant 

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 17:51
Kajtazi me një propozim interesant 

Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, ka bërë një përshkrim interesant për volejbollin e kryeqytetit dhe ka një propozim në profilin e tij në facebook.

“Volejbolli i kryeqytetit...

E vërtete mbresëlënëse: volejbolli ne kryeqytet është në përhapje të jashtëzakonshme.

Këtë e vërtetojnë një varg skuadrash me ekipet zingjirë, qe po veprojnë tash e sa kohë...

Pak statistikë dhe që ta dini: Prishtina Volley-M, Prishtina dhe Prishtina Elite, ne konkurrencën e meshkujve, si dhe M-Technologie, Prishtina, Prishtina e Re dhe Prishtina Elite., ne konkurrencën e femrave...
Së këndejmi del një propozim imi: sa me shpejte te themelohet Lidhja komunale e volejbollit, që do të shtonte rritjen si ne rrafshin sasior, si ne rrafshin cilësor...

Po ky veprim, mendoj se duhet te ndërmerret edhe nga qendrat e tjera të Kosovës... Natyrisht, nëse i plotësojnë kushtet për këtë nismë...”, shkruan Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat