Kur e kishte fjalën Brestovci, ja me çfarë vëmendje dëgjohej

Volejboll

Kur e kishte fjalën Brestovci, ja me çfarë vëmendje dëgjohej

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:58
Kur e kishte fjalën Brestovci, ja me çfarë vëmendje dëgjohej

Histori që nuk harrohet në vitet 90-ta. Edhe atëkohë kishte disiplinë, që besa më shumë se në ditën e sotme.

Këto volejbolliste që shihen në foto, sot kanë kaluar më shumë se 37 vite dhe ja me sa vëmendje e kanë dëgjuar trajnerin Faruk Brestovci. 

Kur merrte fjalën edhe kapitenja e ekipit në atëkohë, Makfire Brestovci, volejbollistet bëheshin aq të vëmendshme sa dukej se i kishin katër vesh e katër sy!  

Më së miri e dëshmon fotoja e viteve të 90-ta, një kombëtare për merak. Në foto janë edhe dy ish volejbolliste të shquara, Makfire Brestovci dhe Ganimete Gërbovci.  

Fotoja tregon seriozitetin dhe me sa shumë përgjegjësi e kanë bartur fanellën e kombëtares së Kosovës, pak ose hiq nuk iu kanë kushtuar grimit.

Kjo fotografi duhet të merret edhe sot si shembull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat