Përfundoi edhe turniri në volejboll për femra

Volejboll

Përfundoi edhe turniri në volejboll për femra

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 21:25
Pamje nga ndeshja

Në kuadër të aktiviteteve sportive të organizohen në Komunën e Malishevës dhe mbahen për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, sot është mbajtur edhe turnir tashmë tradicional në volejboll për femra, ku morën pjesë katër ekipe. Pjesëmarrës në këtë turnir ishin KVF “Malisheva” Malishevë, KVF”Vëllaznimi” nga Gjakova, KVF” Theranda” nga Suhareka dhe KVF ”Peja” Pejë. Fitues i këtij turnir ishte ekipi vendas.

Ky turnir është mbajtur në sallën e sportit të SHFMU “17 Shkurti” në Banjë, dhe është organizuar nga Komuna e Malishevës, në bashkëpunim e Klubin e Volejbollit “Malisheva”.

Vendin e parë në këtë turnir e mori KVF “Malisheva”, të dytin KVF “Vëllaznimi” dhe vendin e tretë KVF “Peja”.

Të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe lojtaret i kanë përshëndetur zyrtari komunal për sport, Albert Morina dhe drejtuesit e KVF “Malisheva”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat