KV Universiteti fitoi ndeshjen kundër Lirisë 

Volejboll

KV Universiteti fitoi ndeshjen kundër Lirisë 

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:16
KV Universiteti fitoi ndeshjen kundër Lirisë 

Sezoni pranveror i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në volejboll ka filluar me kryendeshjen mes Universiteti të Tetovës dhe Lirisë nga Zherovjani. Volejbollistët e Universitetit treguan kualitet duke triumfuar 3:0 në sete, kjo edhe falë përforcimeve të reja, që rezultuan të qëlluara.

Ndeshja ishte mjaft dinamike nga të dyja palët, por fitues në fund doli KV Universitet, falë dëshirës së madhe dhe vullnetit që pikët të ngelin në Tetovë. 

Kapiteni i skuadrës tetovarë, Hamza Veseli, theksoi se ishin të përgatitur për këtë ndeshje dhe fitorja ishte e merituar, ndonëse e dinin se do të ishte e vështirë, për faktin që nuk kishin luajtur ndeshje miqësore para këtij takimi.

Ndeshjen e radhës, KV Universiteti i Tetovës do ta luajë nesër si mysafir përballë KV Shtipi, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, të shtunën do ta luajnë sfidën tjetër në kuadër të kampionatit përballë KV “Probishtipi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat